Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke komentuar deklaratat e presidentit serb Aleksandër Vuçiç për kryeministrin Edi Rama dhe protestat e studentëve në Shqipëri.

Këlliçi ka akuzuar Ramën se i ka qëndruar në krah Vuçiçit në momente të vështira, duke pretenduar se kjo ka dëmtuar interesat kombëtare dhe ato të Kosovës.

Më tej, deputeti demokrat e cilëson Vuçiçin si një autokrat që, sipas tij, po vlerëson Ramën, por njëkohësisht po e kritikon për qëndrimin ndaj protestave studentore.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by News24 Albania (@news24al)

“Të dy do të kenë fund të njëjtë!”, thotë ai.

Reagimi:

Ashtu siç Edi Rama i ka qëndruar në krah në momente të vështira binjakut të tij, duke dëmtuar interesat e kombit dhe të Kosovës, erdhi koha që vllau Vuçiç t’i kthejë nderin.

Autokrati i dorëhequr i Beogradit, vlerëson autokratin ende në detyrë në Tiranë dhe e qorton se është treguar i butë me studentët.

Të dy do kenë fund të njëjtë!

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb