Kreu i PD Sali Berisha po mban një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale.
Ai u ndal në situatën ku ndodhet Shqipëria në raport me integrimin e vendit, ndërsa shtoi se duhet të kishte dorëzuar tashmë imunitetin e Belinda Ballukut.
“Kriza e vendit mori një dimension shumë ë rrezikshëm. Me zhvillimet e fundit Rama provoi se është i gatshëm të mbyllë për qytetarët dyert e Brukselit që të mbroje krimet e tij. Në vend të dorëzojë imunitetin e Ballukut, vendosi të mbyllë dyert e integrimit. Bëri një letër më padronin e tij Vuçiç, e rreshto krah Serbisë vendin tonë në kuadër të integrimit. I bëri shërbimin më anti shqiptar vendit tonë nënshtrohet pa kushte ndaj Vuçiçit”, tha ai.
