Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha gjatë konferencës për shtyp me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergej Lavrov, se Shqipëria ka një qëndrim të qartë, që Serbia duhet të njohë sa më shpjet Kosovën.

Rama tha prerë se kur flitet për Kosovën, ai dhe Shqipëria nuk kanë asnjë ndikim, ndërsa shtoi se vendi ynë është plotësisht në përputhje me SHBA-BE, kur bëhet fjalë për çështje si sanksionet.

“Dua ta përmbyll, duke thënë se është shumë i qartë se cili është pozicioni ynë si Shqipëri, si kryeministër, ne jemi anëtarë krenar të NATO dhe aleatë krenar i BE dhe SHBA. Qëndrojmë plotësisht në përputhje me miqtë tanë të mëdhenj kur bëhet fjalë për çështje, si sanksionet. Dua të them se është shumë e qartë për ne si kryesi e OSBE, ne jemi përpjekur dhe do përpiqemi deri në fund, të mos jemi të përfshirë drejtpërdrejt me çështjen e Kosovës, dhe ne këtë pikë nuk do të kemi asnjë ndikim. Pozita jonë është e qartë se sa më shpejt Serbia të njohë Kosovën aq më mirë do të jetë për të gjithë, dhe aq më shumë për Serbinë”, deklaroi Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb