Kryeministri Edi Rama iu rikthye sot sulmeve ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve. Gjatë konferencës për shtyp në Kryeministri ku prezantoi masat e reja për ndërtimet, kreu i qeverisë tha se do të merret sërish me sistemin e drejtësisë.
Kreu i qeverisë tha se do të merret sërish me gjyqtarët dhe prokurorët, ndërsa shtoi se zaptuesit vijojnë të marrin masa sigurie për ndërtime pa leje, ndërsa zënë hapësirat publike.
“Kjo është shkelje haptazi e ligjit. E vetmja mënyra që unë kam gjetur, e di që nuk është normale, por si t’ia bëj unë, të pres ILD-në që amniston në tavolinë Gjelin e Thethit dhe gjënë më flagrante që shpall mosfillim të çështjes pa i hyrë fare fakteve. Dhe nuk kam folur. Por në momentin që do të shkelin popullin atje, i paguan ky popull ata si frëngu pulën. U kemi thënë pavarësinë që nuk e kanë patur që nga 1912. Këta bëjnë mjaft gjëra dhe unë nuk flasë”, theksoi Rama.
Kryeministri tha gjithashtu se gjyqtarët kanë bërë sërish kërkesë në Kushtetuese për rritjen e pagave.
Edi Rama: Unë jam marrë dhe do të merrem prap me ta për një çështje të interesit publik, jo me çështje të një individi. Është një çështje edhe çështje personale, sepse ata të Unionit janë ata që shkojnë në Gjykatën Kushtetuese dhe kërkojnë rritje pagash në mënyrë të vazhdueshme në mos gabohem, prap kanë kërkuar rritje pagash. U bë një rritje pagash dhe u tejkalua skema natyrale e çdo shteti të rritjes së pagave që t’i jepnim mundësinë të ndiheshin të mirëpaguar, janë më të mirëpaguarit në rajon. Por kjo s’do të thotë që në të gjithë historinë e këtij vendit duhet të jenë mbi Presidentin e Republikës dhe nuk do të thotë se nëse rriten pagat e infermierëve e mësuesve të rriten pagat e tyre se duan të kenë paga më të larta.
U shqetësuan ata? Por unë si tia bëj tani?! Kur qytetarët denoncojnë më shumë të drejtë: na kanë zënë rrugën. Një nga këto masat e sigurisë ishte marrë për një godinë ku jo metaforikisht, por literilisht, familjet kalonin përmes lokalit që të çonin fëmijët në shkollë. NUk kishin ku të kalonin. Ishte zënë rruga kryesore mes dy pallateve. Çfarë t’u them këtyre familjeve, që nuk e keni nga unë? Do thonë ja u korruptuan, morën lekët, kjo bën muu. Ata thonë shyqyr erdhi kjo ditë që të na hapet rruga. Çfarë të bëj unë të rri mos të flas fare, qytetarët që e dhanë mandatin të rrinë me zaptuesin që kap një gjyqtar? Të pres ILD, atë të pres? Që amniston në tavolinë Gjelin e Thethit dhe gjënë më flagrante që shpall mosfillimin e çështjes pa i hyrë fare fakteve. Qytetarët nuk më dhanë 83 mandate që të rrinë me zaptuesit. Gjyqtari merr masë sigurie se nuk e ka parë fare fotografinë se po ta shihte nuk do të merrte masë sigurie për ndërtim pa leje, çfarë do të gjykojë gjykata për ndërtim pa leje? Arsyeja e vetme është, jo vetëm është interes publik, por edhe personale në kuptimin e raportit me qytetarët. S’duhet të ketë asnjë masë sigurie për ndërtimet pa leje. Është e patolerueshme për mua që të shkelne me këmbë një komunitet i tërë familjesh. Qytetarët duhet ta dinë që e kanë “peshqesh” nga ky tipi. Kushtetuta thotë se janë tre pushtete të pavarura, jo vetëm një. Ça pavarësie kam unë dhe ne, pavarësi për të marrë vendime dhe zbatuar vendime. Ata kanë pavarësi për të gjykuar ligjshmërinë e vendimeve tona, por jo për të gjykuar se a duhet ta marrim apo jo një vendim. Këtë nuk e negociojmë. Ata kanë punën e tyre, Parlamenti ka punën e vet dhe të treja pushtetet kanë punën e tyre.
