TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të vizitojë familjen e Lufti Kelmendit në Fushë-Krujë i dënuar me 13 vjet heqje lirie në vitin 1984, i cili është një nga përfituesit e dëmshpërblimit të plotë.
Gjatë bashkëbisedimit me kryeministrin Lutfi Kelmendi i a treguar se deri më tani njerëzit janë përçarë nga politika, ndërsa iu drejtua kryeministrit me fjalët: “Ty hallal ta bëftë Zoti”.
Kelmendi: Një brez i joni humbi
Rama: E kanë humbur shumë gjëra
Kelmendi: Të paktën të rrojmë e të gëzojmë një ditë
Xhaçka: Ju vetë i keni marrë të 7 këstet?
Kelmendi: Po i kam marrë, kam martuar gocat, kam bërë dhe ca punë në shtëpi. Ai sistem mos ardhtë më, baba spiunonte djalin e djali babën, po të paktën të mos na dalin nëpër televizore ca nga ata.
Rama: Ata që kanë qenë më servilat u bënë sikur s’kanë qenë këtu, por në hënë.
Rama- djalit të shtëpisë: Avash, avash mos u marto shpejt ti (qesh)
(m.a/BalkanWeb)
