Pedagogu Shpend Gashi, në një intervistë për News24 komentoi protestën e fundit në Tiranë dhe atë që pritet të ndodhë në vazhdimësi.

Gashi theksoi se kryeministri Edi Rama është i zënë ngushtë. Tha se tre muaj protestë mund të jetë edhe rekord botëror. Në fund Gashi nënvizoi se Tirana nesër do të ziejë dhe se kjo qeveri duhet të bjerë.

Për të, Edi Rama është zënë i ngushtë dhe irracional.

“Mora vesh një lajm të fundit, që është bllokuar autokolona e diasporës në drejtim të Nikshiqit, nga ana e Malit të Zi. Se di pse ka ndodhur, por janë ndaluar nga autoritetet malazeze. Është thyer një rekord botëror ndoshta, sepse ka tre muaj tubim. Edi Rama është zënë ngushtë shumë në këto momente.

Na ka thënë agjendë iranianë e rus. Rama nuk reflekton dhe është irracional. Unë kam qenë thuajse përditë në protestë. Rama ka shenja narcizimi dhe psikopatie. Diaspora do i japë energji kësaj proteste nesër, Tirana do ziejë, Rama duhet të largohet”, deklaroi Shpend Gashi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb