Kanë nisur fjalimet e para në protestën masive që po zhvillohet përpara godinës së Kryeministrisë, ku qytetarë dhe aktivistë po marrin fjalën për të shprehur revoltën e tyre.

Mes duartrokitjeve të shumta, një prej protestueseve ka elektrizuar turmën teksa vuri në dukje rritjen e madhe të pjesëmarrjes në këtë tubim.

Ajo u shpreh e vendosur se kjo valë revolte nuk do të ndalet, por do të vijë duke u rritur dita-ditës deri në realizimin e kërkesave të tyre.

“Jemi më shumë se dje e pardje! Çdo ditë do të jemi më shumë”, ka deklaruar protestuesja nga megafoni, duke marrë mbështetjen e plotë të turmës që ka rrethuar selinë e qeverisë e cila ka shpërthyer në thirrje unanime “Rama ik”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb