Prej 20 ditësh tashmë mijëra shqiptarë janë derdhur në shesh në kryeqytet, qytete të tjera në Shqipëri dhe në botë kudo ku jetojnë shqiptarë.
Ajo që ka bërë diferencën në këto ditë protestash masive ka qenë numri i lartë i shqiptarëve të ardhur nga diaspora.
Ditën e sotme aktivisti Arben Kola ka deklaruar se deri më 25 qershor numri i të rdhurve nga diaspora do të shkojë deri në 50 mijë persona.
Ai tha se ditën e parë kishte shumë pak protestues e më pas nga dita e tretë është zhvilluar ajo që të gjithë e kemi parë.
“Mijëra shqiptarë kanë prerë biletat e avionit dhe deri në datë 25 do të bëhen diku te 50 mijë të rdhur vetem nga jashtë ardheut”,tha ai.
