Automotoparku i Elbasanit, cirkuiti i parë motosportiv shqiptar, i cili aktualisht po zbatohet në terren përbri lumit Shkumbin, është një platformë e re ultramoderne, e cila çel  një epokë të re zhvillimi jo vetëm për Elbasinin, por për mbarë vendin, duke e kthyer Shqipërinë në epiqendrën e rajonit për sportet automotoristike, si edhe eventet ndërkombëtare të niveleve më të larta, që pritet të sjellin nga e gjithë bota ndjekësit e Formula Uno.

Për të inspektuar ecurinë e punimeve ishte sot në kantier, Kryeministri Edi Rama, së bashku me Kryetarin e Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja. Nga ana e tij, Kryeministri Rama tha se një vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet edhe punës për sistemimin e mjedisit përreth, pasi i gjithë peizazhi do të marrë një vlerë të madhe promovuese.

“Cirkuiti i Formula Uno, nëse ne do ta kemi gati në 2027 për garën e parë, duhet që ne nga ana jonë ta shohim, jo thjeshtë nga pikepamja teknike dhe nga pikëpamja e parametrave që ka vet Cirkuiti, por dhe nga pikëpamja e peizazhit sepse është një promovim shumë i madh për Shqipërinë. Kështu që, duhet bërë paralelisht një projekt për gjithë sistemimet rreth e rrotull që imagjinohet që janë pjesë e imazhit të kamerave.

Që do të thotë që edhe për shtëpitë rreth e rrotull, edhe për peizazhin, për kodrat per të gjitha, për mbjellje pemësh, për konsolidim të imazhit të fasadave, për të krijuar një pamje që të jetë e gjitha një pamje e një vendi tërheqës. Dhe përpos kësaj, duke pasur parasysh që ajo sjell 50 mijë, 60 mijë, 70 mijë, 100 mijë njerëz që vijnë e ndjekin si spektatorë, duhet pasur parasysh që edhe gjithë segmentet nga vihet të jenë me standarde estetike të larta. Kështu që duhen punuar paralelisht me këtë. – u shpreh Kryeministri Rama teksa theksoi se “duhet të ecim shumë fort që në 2026-ën të mbarojë ky projekt”, tha Rama.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb