Kryeministri i vendit, Edi Rama, së bashku me ministren e Infrastrukturës dhe Energjetikes, Belinda Balluku dhe Drejtorin e Përgjithshëm të DRSHTRR, Blendi Gonxhe, kanë inspektuar nga afër punimet e një pike të re kontrolli që po bëhet në Laç.

Në këtë pikë kontrolli, kryhen ofrohen mbi 110 mijë shërbime në vit për 54.209 drejtues automjetesh.

Ndërkohë, vlen të përmendet që prej ditës së djeshme ka nisur shërbimi publik i kontrollit të mjeteve, pas disa kohësh pauze për shkak të pandemisë.

Ajo sipas kryeministrit Rama, kryhet sipas një kalendari të mirëogranizuar përmes shërbimeve online dhe fizikisht të automjeteve.

“ Laç – Duke ndjekur nga afër transformimin rrënjësor të DRSHTRR, ku kryhen mbi 110 mijë shërbime në vit për 54,209 drejtues automjetesh.
Ndërkohë prej ditës së djeshme ka nisur shërbimi publik i kontrollit të mjeteve, pas dhënies fundit të konçesionit rraskapitës e korruptiv, që torturoi me vite drejtuesit e automjeteve
Sipas një kalendari të mirëorganizuar përmes shërbimeve online dhe fizikisht të automjeteve, drejtuesit e automjeteve do të prekin një ndryshim rrënjësor në cilësinë e shërbimit ”, shkruan Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: