TIRANË – Kreu i Qeverisë Edi Rama iu është përgjigjur me një mesazh, tifozëve “të paduruar” shkodranë: “Durim, stadiumi do të bëhet!”
Ky reagim ka ardhur pasi tifozët shkodranë kanë nisur një fushatë sensibilizimi, nëpërmjet së cilës i kërkojnë Ramës të mbajë fjalën e dhënë për ndërtimin e stadiumit “Loro Boriçi” në tetor të vitit të shkuar. Ata kanë shpresuar që ky stadium do të jetë gati për ndeshjen e kthimit me Serbinë në tetor 2015.
Presioni i sportdashësve duket se ka qënë shumë i madh, sepse Rama u ka dërguar këtë përgjigje, duke nënkuptuar se procedurat ligjore për ndërtimin e stadiumit kërkojnë më shumë kohë:
“Ndjekës në Twitter e FB, që përsërisni “ndërto stadiumin Loro Boriçi”. S’po bëjmë ndërtim pa leje, të dalë ku të dalë, prandaj durim! Stadiumi do të bëhet!” – ka shkruar ai në Fb.
(ar.sh/BalkanWeb)
