Partia Demokratike akuzon qverinë dhe kryeministrin Edi Rama se po iu vë lakun në fyt të varfërve, duke i lënë mes duelit që të paguajnë energjinë ose të vdesin në të ftohtë nga uria në këto ditë të vështira për shkak të koronavirusit.

PD risjell në kujtesë se Kushtetuta dhe ligji e thonë qartë: qeveria e ka detyrim ligjor të ndihmojë më të varfërit me gjithçka ka në dorë!

Pak minuta pasi Rama deklaroi se energjia do të paguhet dhe kush nuk paguan do t’i priten dritat, ish-deputetja demokrate Orjola Pampuri shprehet se kryeministri Rama harxhon para në koncesione, ndërsa rëndon cdo ditë e më shumë gjendjen e më të pamundurve.

Postimi i ish deputetes demokrate Orjola Pampuri
Edi Rama i vendos njerëzit në pamundësi ekonomike mes dy zgjedhjeve: të paguajnë energjinë elektrike ose të vdesin në të ftohtë dhe nga uria.
Pas shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore, të gjithë qytetarët në pamundësi ekonomike janë të mbrojtur nga Kushtetuta dhe ligji!

Kushtetuta dhe ligji e thonë qartë: Qeveria e ka DETYRIM LIGJOR të ndihmojë më të varfërit me gjithçka ka në dorë!

Është e pafalshme kur paguan në 1 ditë 22 milionë euro për 4 kompani ndërtimi, dhe nga ana tjetër nuk siguron bukën e gojës, ujë dhe drita për ata që nuk kanë mundësi të punojnë për shkak të masave të jashtëzakonshme.

Edi Rama të mos shpërdorojë paratë me tendera korruptive dhe të panevojshëm, si këto të datës 19 Mars, por t’u vijë në ndihmë të pamundurve. E ka detyrim ligjor!

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: