Ndërkohë që protesta hyn sot në ditën e saj të 54-t, qytetarët mblidhen po mblidhen para godinës së Kuvendit të Shqipërisë, ndërkohë që mbahet seanca e fundit plenare. Me pankarta në duart dhe thirrje kundër klasës politike ‘Parlamenti i krimit’, ‘Poshtë qeveria’, qytetarët kanë marshuar drejt Kuvendit, ku kërkonjë dorëheqjen e Ramës.

Kërkesa e panegociueshme e qytetarëve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Protestuesit kanë deklaruar se qëllimi i protestës është që t’u përcillet deputetëve mesazhi se qytetarët nuk ndihen të përfaqësuar nga parlamenti aktual dhe kërkojnë reagim ndaj shqetësimeve të tyre.

Me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë, protestuesit kanë përsëritur sloganin “Nuk na përfaqësoni!”, ndërsa kanë kërkuar ndryshime politike.
“T’i tregojmë parlamentit që nuk na përfaqësojnë dhe që nuk jemi të kënaqur me punën që ata bëjnë. Në ditët e ardhshme kemi përgatitur disa gjëra interesante”, kanë deklaruar aktivistët.

Të martën, qytetarët protestuan para Kuvendit, duke brohoritur slogane si “Parlamenti i krimit”, “Rama, jep dorëheqjen” dhe “Nuk na përfaqësoni”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: