Kryeministri Edi Rama jep lajmin e mirë se Bundestagu i Gjermanisë ka votuar sot për njohjen e lejeve shqiptare të drejtimin.

Në një postim në “Facebook”, ku publikon pamje nga votimi në Bundestag për njohjen e patentave shqiptare, Rama thekson se kjo konfirmon “transformimin rrënjësor të sektorit, nga rrumpalla totale e 8 viteve më parë”.

Ndërkohë, në votimin e sotëm në Bundestag mësohet se janë njohur edhe patentat nga Kosova.

Mesazhi i Ramës:

LAJM I MIRË
Më në fund, pas kalimit në parlamentin e çdo landi, Bundesrati gjerman votoi njohjen e lejeve shqiptare të drejtimit, një konfirmim kuptimplotë i transformimit rrënjësor të sektorit, nga rrumpalla totale e 8 vjetëve më parë, në një sistem me standarde europiane të çertifikuara de facto nga misionet e inspektimit të qeverisë gjermane???????????

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb