Analisti Shpend Gashi, i pyetur për kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit që do t’i hapë rrugë arrestimit të zv/kryeministres Belinda Balluku, u shpreh se Rama ka hapur sulltanetin e tij dhe vepron me standarde dyfishe.
Sipas Gashit, SPAK është kundër të gjithëve, por deri tani, të gjithë personat që ndodhen në paraburgim nuk i kanë kthyer shqiptarëve dëmin që u kanë sjellë.
Shpend Gashi: SPAK është kundër të gjithëve, por këta nuk po i kthejnë dëmin shqiptarëve, nuk mendoj se gijotina është zgjidhje. Kërkesa e SPAK për Ballukun tregon se Rama ka hapur sulltanatin e vet, me 3 standarde. Kur bëhet fjalë për Ilir Metën që u mor zvarrë, ndërsa për Ballukun nuk mblidhet Këshilli i Mandateve, s’ka kuptim.
