Analisti i njohur Genc Burimi ka komentuar në studion e rubrikës “Opinion” në News24 zhvillimet politike në vend, por edhe krizën ekonomike, rritjen e çmimit të energjisë dhe amnistinë fiskale që po tenton të çojë përpara kryeministri Edi Rama.

Sipas Burimit, amnistia fiskale do të jetë forma që Rama ka zgjedhur të mbushë buxhetin në kohë me financa të shëndosha, pasi aktualisht nuk ka para të përballojë fondet e ndihmave dhe koston e lartë të energjisë elektrike.

Duke komentuar thirrjet për protesta dhe greva masive nga PD dhe PL, analisti shtoi se Edi Rama e ka humbur besueshmërinë e popullit dhe shqiptarët do të ngrihen dhe revoltohen kur kriza të bëjë që t’u dhëmbë seriozisht xhepin.

Sipas tij, opozita duhet të dalë e bashkuar në zgjedhjet lokale 2023, por duhet të përqendrohet në përzgjedhjen e kandidatëve të denjë, pasi fitorja e shumicës së bashkive përballë PS-së do të thotë, që Shqipëria mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Genc Burimi: Është ky presioni i dyfishtë dhe ai do me se s’bën të mbylli vitin buxhetor, vitin e ardhshëm me amnistinë fiskale. Rama në kontekstin që s’ka para për të dhënë kërkon të limitojë dhe të mbajë të paktën një aspekt të termit simbolik të Partisë Socialiste dhe thotë shiko shtresat në nevojë do t’i ndihmojë unë. Ky 800 që çmimi nuk ndryshon do të ketë një lloj subvencionimi nga shtetit është normale. E mjaftueshme nuk është. Si e shoh unë të. Në Francë prsh u bë tjetër gjë. Enti i Energjisë tha që nëse ju nuk konsumoni shumë është shteti që do t’ju japë para. Edhe për 10% më pak të kesh shpenzuar energji të subvencionon shteti. Pro, Rama në Shqipëri nuk mendon kaq gjatë. Ai thotë jam në rregull me të varfrit se këta s’e ndezin televizorin, s’e përdorin shumë ngrohjen. Poshtë këtë ide këtij mund t’ia hedhë rruga. Kësaj i frikësohet Rama. Para 6 muajsh kur dolën në rrugë u tha jeni tradhtarë bota është në luftë, ju dilni në protestë, por sot gjithë Europa është në rrugë s’mund të justifikohet më.

A është irrituar populli dhe a do ndikojnë në zgjedhje?

Populli sot nuk është i irrituar, por Edi Rama ka humbur besueshmërinë, nuk është më i sinqertë. Keni rastin e shkollave turke, keni rastin e amnistisë fiskale pastaj kazinotë. Edi Rama s’është më i besueshëm, është një gënjeshtar. Qytetarët kur i prek në xhep del. Duhet që t’i dhembi në xhep dhe kjo ia rrezikon vendin Ramës.

Pse janë vonuar protesta nga PL dhe PD, kur thanë që gjithë muaji shtator do jetë me protesta.

Unë mendoj se ai u nxitua kur tha bie qeveria me protesta në shtator. Nëse opozita thotë do bëjmë protesta dhe do rrëzojmë qeveria, bie besueshmëria. Ndaj duhet të matet mirë opozita dhe t’i nisë protestat në momentin që problemi arrin te xhepi i popullit, duhet pritur edhe pak.

Po dalja me një kandidat, ju duket zgjedhje e zgjuar?

Është një lëvizje shumë e zgjuar, sepse nëse kjo opozitë e bashkuar fiton bashkitë, atëherë mund të kërkojë zgjedhje të parakohshme. Edhe Edi Rama do të ndihet i rrezikuar. Debati është te modaliteti, por sigurisht që një opozitë e bashkuar duhet bërë. Ndaj i shkoi për shtat Ilir Metës edhe ndryshimi i emrit dhe e shoh që po shkojnë drejt një afrimiteti me PD.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb