Analisti Fatos Lubonja komentoi vizitën e kryeministrit Edi Rama në Izrael. Gjatë intervistës në “News24”, analisti Fatos Lubonja u shpreh se kryeministri Rama e ka humbur mbështetjen e ndërkombëtarëve, duke nënvizuar se europianët janë të shqetësuar për krimin e organizuar në vend.

I ndalur tek çështja e Ballukut, Lubonja theksoi se drejtësia duhet të shkojë te arkitekti i aferave që sipas tij është kryeministri Rama.

“Opozita ka goxha probleme që lidhen e me mos-qëndrime për disa gjëra që janë thelbësore që edhe popullin e kanë tulatur. Në një vend normal për Sazanin duhet të ishte ngritur populli. Por opozita thotë se ne jemi konservator si Trump dhe ajo është vajza e Trump. Dhe ky shkon në Izrael dhe bën një lëpirje ndaj një figure si Netanyahu…dhe nuk pashë opozitën të thotë ndonjë gjë. Aty është bërë një gjenocid dhe aty nuk po thuhet gjë. Unë e dëgjova që i tha oratori më i madh, një krimineli. Ky është i vetmi që ka shkuar atje, sepse nuk shkojnë kryeministrat e tjerë. Me goditjen e Ballukut nga SPAK u duk që janë disa amerikanë mbrapa, nënkuptohet të Trump që nuk e mbështesin më Ramën s administrata e Biden…U krijua një situatë që amerikanët po e rrëzojnë….’; Pati edhe disa deklarata nga ambasadorë që folën për krimin e organizuar. Rama këtu një shqetësim e ka pasur, por duke pasur në dorë të gjithë levat ka edhe mekanizmat e vetë të mbrojtjes dhe një nga këto është dora që i shtrin Netanyahut…kërkon të shpëlajë fytyrën nga gjithë këto krime që i ka bërë brenda vendit me korrupsion. A do ia arrijë apo jo, mbetet për t’u parë”, nënvizoi ai, duke shtuar: “Nuk ka gjetur një mënyrë ta shkarkojë Ballukun për të mbyllur këtë gropë të zezë, dhe disa të tjerë  thonë që i bërë presion…A mund të ndahet? Po edhe mund të ndahet. Mund të gjendet një artificë që të shkojë në drejtësi. Nëse SPAK nuk shkon te Rama që është autori…çfarë mund të them. Por këta po luajnë volejboll për çështjen Balluku”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb