Ervin Salianji, gjatë fjalës së mbajtur në takimin me strukturat e PD në Fier, deklaroi se PD nuk duhet të bojkotojë Komisionin për Reformëmn Territoriale, pasi ajo ekzistuesja, me gabimet që bëri edhe PD, i ka larguar shërbimet nga qytetarët.
Salianji tha se PD duhet të paraqesë propozime konkrete për Territorialen.
“O zotërinj, dilni aty, hajde japim propozimet tona për Reformën territoriale, hajde të takojmë njerëzit, hajde t’i shtojmë shërbimet dhe bashkitë ashtu siç i kërkojnë dhe qytetarët e qarkut të Fierit, për ti shtuar bashkitë jo për t’i pakësuar, sepse ashtu sic u bë Reforma territoriale për shkak të gabimit të PD, i ka larguar shërbimet nga qytetarët.
U bë një reformë elektorale për qëllime politike dhe jo për ti shërbyer ashtu sic duhet të jetë pushteti lokal më pranë qytetarëve, dhe të nxjerrim listën tonë të bashkive kompetencat që duhet të kenë, propozimin tonë konkret dhe pastaj Edi Rama të bëjë ç’të dojë ne nuk kemi punë me të”, tha Salianji.
Ervin Salianji: E mbani mend sesi kur Edi Rama ja u hodhi lidershipit të PD me votat e PD për të zgjedhur Avokatin e Popullit, u tha se me Ramën nuk ka më bashkëpunim.
Ndërkohë u tha për javë me radhë, që pjesë e komisioneve me Edi Ramën nuk do jemi. Por tani, pasi u tha që nuk do marrim pjesë. Tani thonë po jemi jo s’jemi.
O zotërinj, dilni aty, hajde japim propozimet tona për Reformën territoriale, hajde të takojmë njerëzit, hajde t’i shtojmë shërbimet dhe bashkitë ashtu siç i kërkojnë dhe qytetarët e qarkut të Fierit, për ti shtuar bashkitë jo për t’i pakësuar, sepse ashtu sic u bë Reforma territoriale për shkak të gabimit të PD, i ka larguar shërbimet nga qytetarët.
U bë një reformë elektorale për qëllime politike dhe jo për ti shërbyer ashtu sic duhet të jetë pushteti lokal më pranë qytetarëve, dhe të nxjerrim listën tonë të bashkive kompetencat që duhet të kenë, propozimin tonë konkret dhe pastaj Edi Rama të bëjë ç’të dojë ne nuk kemi punë me të.
Sepse Edi Rama nuk ka interes t’i çojë shërbimet tek qytetarët, nuk ka interes të ketë pushtet lokal, ka interes ta përqëndrojë pushtetin në sa më pak duar që t’i ndajë lejet e ndërtimit, tenderat si do vetë, siç i mban këtu në qarkun e Fierit njerëzit të pandryshuar. Ne duhet të ndryshojmë për këto arsye/
Ndryshimi nuk vjen vetë, ndryshimi ndërtohet dhe duke dëgjuar dhe ato që janë gabime. Sepse kur i themi këto në salla të mbyllura nuk i dëgjojnë, kur i themi në salla të hapura thonë pse i thonë, dhe duke i thënë hapur para mijëraa njerëzve prapë bien në batak.
