Gazetari Artan Hoxha, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka shpëtuar në 2 raste hetimi në SHBA, për të cilat janë dënuar zyrtarë amerikanë dhe jo ai.
Sipas Hoxhës, shkak është fakti që ai nuk është qytetar amerikan.
Por sipas gazetarit, nga ana e SPAK, është referuar një kallëzim në SHBA për rastin e McGonigal.
“Unë e di që për shkak dhe të një kallëzimi që është bërë aty për rastin e McGonigal, SPAK është detyruar ta referojë. Autoritetet amerikanë, kanë në fokus qytetarët e vet e më pas të tjerë. Pas ceremonisë së Trump e pas, dega amerikane që e furnizonte Ramën është prerë, ka mbetur vetëm ajo evropiane.
Në Shqipëri po bëhet një lloj vetingu për sektorin informal dhe është deklaruar që do të ketë një 90-ditësh e më pas do të ketë një raport. SPAK duhet ta marrë në pyetje”, tha Hoxha.
Artan Hoxha: Rama ka shpëtuar në 2 raste në SHBA, foto me pagesë në kohën e presidentit Obama. Hyrja si gruaja e Bilalit, kur ky u dënua. Në rastin e McGonigal, Rama shpëtoi se nuk ishte qytetar amerikan, të tjerë qytetarë amerikanë janë ndëshkuar. Patjetër që në autoritetet amerikane dosja e tij është e plotë. Unë e di që për shkak dhe të një kallëzimi që është bërë aty për rastin e McGonigal, SPAK është detyruar ta referojë. Autoritetet amerikanë, kanë në fokus qytetarët e vet e më pas të tjerë. Pas ceremonisë së Trump e pas, dega amerikane që e furnizonte Ramën është prerë, ka mbetur vetëm ajo evropiane.
Në Shqipëri po bëhet një lloj vetingu për sektorin informal dhe është deklaruar që do të ketë një 90-ditësh e më pas do të ketë një raport. SPAK duhet ta marrë në pyetje.
