Ish-kryeministri Sali Berisha, në një komunikim për mediat ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka goditur mediat pasi sipas tij nuk e toleron dot fjalën e lirë.

Gjithashtu Berisha solli në vëmendje edhe sulmin ndaj ‘Prestige’, për të cilën tha se janë akte që nuk mund të kryhen nga një njeri normal.

“Gjoba 110 mln euro nga gjykatë për Agon Channel. Këta e mbyllën me policë dhe në mënyrën më të egër. Por ky është vetëm dora e parë, janë 12 çështje të Gjykatës Ndërkombëtarë të BB, katër në Paris dhe tre në Zvicër dhe të gjitha shkojnë 1.6 mld euro. Shqiptarët nuk mund të paguajnë për një korruptuar të papërmbajtur. Në 8 vite Shqipëria ka paguar 8-10 mln dollarë të një kontrate që ishte lidhur nga qeveria socialiste. Ky ka thyer çdo ligj.

Vetëm nga News24 dhe Oranews gjoba mund të arrijë edhe 300 mln euro. Ka konfiskuar OraNews. Ka hedhur në erë pronat e pronarit të “News24.” Akte që nuk i kryen kurrë një njeri normal. Por i bën një njeri që nuk toleron dot fjalën e lirë, nuk është rasti por dua të rikujtoj takimin në pallatin presidencial të gazetarëve me zonjën Rama. Kur tha me ato shkrime sikur i fusni gjilpëra helmi burrit tim. Tani kjo është e vërteta, kur je në politikë duhet të jesh përgatitur. Janë tre televizione. Sulmohet një grup mediatik nga më të mëdhenjtë në vend dhe është alarmante”, tha ai.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb