TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaron se këndi i lojërave për fëmijë pas një konflikti politik, flet vetë se kush mendon e punon për Shqipërinë e gjeneratës tjetër.

Në një postim në faqen e tij ne ‘Facebook’, kryeministri Rama ju uron fëmijëve, përmes një albumi me foto nga këndi i lojërave duke uruar fëmijët në ditën Ndërkombëtare të 1 Qershorit.

“Jeni të ftuar të uroni me një like festën e fëmijëve përmes këtij albumi që pas një konflikti të paparë politik për lodra fëmijësh, flet vetë se kush mendon e punon për Shqipërinë e Gjeneratës Tjetër dhe kush nuk lë gur pa lëvizur duke vazhduar Avazin e Vjetër…”, shkruan Rama.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: