Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu në fjalën e tij në Kuvend, u shpreh kryeministri Edi Rama po shmang përgjegjësitë.

I ndalur tek situata epidemiologjike, Shehu tha se menaxhimi i kësaj situatë nuk është bërë transparent në asnjë moment.

“Keni deklaruar se keni përgatitur spitalet rajonale , por nuk ka asnjë repart dhe nuk u hapën as në pikun e pandemisë. Kjo sepse doni që çdo gjë ta mbani të mbyllur dhe të kontrolluar sepse asnjëherë nuk nxorët një buxhet të qartë. Mburreni se keni rimbursuar 300 mijë euro për qytetarët. Sot kur e gjithë Europa është e shqetësuar në themelin e saj për epideminë dhe për variantet në Shqipëri nuk bëhet asgjë. Merren masa duke filluar nga vaksinimi, por vetëm në heshtim. Padyshim vaksinimi është në plan të parë por nuk është gjithçka”, tha ai.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: