Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar qeverinë se në dhunën ndaj protestuesve nuk kanë kursyer dhe deputetët, ku u ndal tek Bledian Nallbati, ndaj të cilit sipas Berishës është përballur me dhunë politike.

Në një dalje për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se Nallbatit i është hedhur gaz lotsjellës në fytyrë, ndërsa ka shtuar se kreu i qeverisë Edi Rama kërkon përballje civile.

“Protestuesit janë aty si qëndrestar. Dënoj me forcën më të madhe urdhër-arrestin ndaj qytetarëve, që në përputhje me kushtetutën po protestonin. Por i kujtoj këta që i arrestuan se drejtësia vonon, por do të bjerë ndaj tyre. Dhuna e egër e banditëve dje nuk kurseu as deputetët e Kuvendit popullor. Dje para kamerave u sulën me urdhër ndaj deputetit Bledion Nallbati. Ai nuk po kryente asnjë veprim të keq, ku po ndihmonte një të mitur që e kishin keqtrajtuar. Akt politik kriminal. Goditja e Bledion Nallbatit, përpjeka për ta asfiksuar me gaz në fytyrë përbën akt të shëmtuar. Hakmarrje e Ramës ndaj Nallbatit. QËndrim brutal, të dhunshëm, kriminal kanë mbajtur ndaj deputetit Zija Ismaili, i cili po protestojnë. Sulmi ndaj deputetëve të opozitës, dëshmon se Rama kërkon përballje civile. Ai është hakmarrës politik dhe është i gatshëm që të bëjë çdo gjë që t’i shpëtojë ligjit. Por është i pashpresë. Kryengritja paqësore e 10 shkurtit faktojë këtë gjë; Rama është i pashpresë. Reagimet e narko-qeveritarëve të tmerruar, e kreut të organizatës kriminale dhe zëdhënësve të tij tregoi qartë se atyre iu ka hyrë thellë lepuri në bark. Po e kuptojnë se kohërat i kanë të numëruara. Ai përsëriti sot në mëngjes thirrjet e dajës së tij xhelat.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: