TIRANE
Gjatë një bashkëbisedimi në facebook lidhur me protestat e studenteve, kryeministri Edi Rama i krahasoi ata me PD në kohën që protestonte në çandrën e ngritur në Bulevard.
Ndonëse studentët kërkojnë të plotësohen kërkesat e tyre dhe nuk duan dialog, Rama i krahasoi ata me PD kur protestonte në çadrën e ngritur në Bulevard.
“Kujtoj se i vetmi rast ku unë kam dëgjuar këtë lloj refuzimi ndaj dialogut është me opozitën e sotme. Me Lulzim Bashën që u fut në çadër dhe thoshte s’ka dialog, por plotëso kërkesat se do largohesh bashkë me qeverinë. Si shkuan punët më pas, s’ka nevojë se nuk jemi për këtë këtu.
Kemi vrarë në protesta sepse qeveria dhe kryeministri nuk na dëgjonin. Unë jam i gatshëm që të dëgjoj. Protesta nuk është politike, por pashë së fundmi se disa studentë kishin edhe maska. Se për çfarë i kishin maskat unë nuk e di. Si mund të jemi në vitin 2018 kundër dialogut?”- tha Rama.
Kryeministri, Edi Rama deklaroi se studentët e vitit të parë dhe të dytë janë për herë të parë në histori të këtij vendi në fakultet sipas meritës së tyre.
Shefi i qeverisë duke ripërsëritur thirrjet për protestuesit, tha mes tjerash se studentë janë aleatët e tij dhe jo të Lulzim Bashës dhe të Monika Kryemadhit.
“Në rastin konkret çfarë do mbjellësh do të korrësh thotë populli. Ajo që ne bënë, ne ndërhymë për të mbyllur 22 universitete, por ne kemi patur mbi 28 mijë studentë par-time. Ai ishte katran. Ne nuk dhamë më kuota me kohë të pjesshme. Më thonë mua, i thonë qeverisë kemi bërë reformë për të mbështetur privatin.
Në arsimin publik studiojnë mbi 80 % të studentëve. Ne që bëmë ne ishte një përmbysje, Në 2013 nuk kishte universitet të akredituara. Ne e kemi kaluar komplet në çështje tjetër. Të gjithë privatët ishin të akredituar nga qeveria. Vjedhje është ajo. Ajo është një vjedhje masive. Sidoqoftë tarifat keqmenaxhohen.
Në këtë periudhë ne kemi ecur me akreditimin britanik. Sot kemi 100 % universitete të akredituar ndërkombëtarisht. Qeveria nuk ka asnjë të drejtë mbi akreditimin. Si do zgjidhet çështja e doktoraturave, e titujve. E dini se çfarë ndodhte në atë kohë. Në një proces doktorature kishte 3201 studentë. Situata 18 pedagogë dhe 30 doktorantë. 90 profesorë, të jashtëm e të brendshëm udhëhiqnin mbi 1500 studentë. Ligji shqiptar jo më shumë studentë në udhëheqjen.
Kemi gjetur profesorë që udhëhiqte mbi 40 doktorantë. Unë iu them studentëve që protestojnë, atyre të vitit të dytë e të parë. E dini kush jeni ju? Ju jeni brezi i parë që keni hyri në fakultet sipas meritës. Ekselenti ka marrë atë që ka merituar dhe nuk ka dalë përpara në mjekësi apo në juridik, as djali as vajza e kryeministrit, as partia, as leku, as kushëriri dhe as shejtani. Kjo ndodhi sepse ne bëmë reformën në arsim. Ne vendosëm traun për të gjithë influencat politike. Ju jeni aleatë e mi, jo aleatë të Lulzimit dhe të Mornikes. Unë dua tu ftoj ju që të bëjmë jo vetëm këto që keni, por edhe më shumë. Lërini ata, ata janë botë tjetër.Së pari- Dua t’ju pyes? Është rritur apo nuk është rritur arsimi i buxhteti për arsimin e lartë. Ka qenë 5 miliardë më parë dhe sot është mbi 8 miliardë”, tha Rama mes tjerash.
(d.d.n.m/BalkanWeb)
