Kreu i PD Sali Berisha në një deklaratë për mediat thekoi se qytetarët treguan në protestën e opozitës se nuk nënshtrohen dhe se do të vazhdojnë të luftojnë për të drejtat e tyre. Berisha theksoi se 10 shkurti do të shënohet si faqja më e ndritur e kryengritjes paqësore e shqiptarëve, për çlirim nga diktatura shqiptare dhe organizatës kriminale që kryesohet sipas tij nga Rama.
Sali Berisha: Qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë meritojnë mirënjohje të pa kufijshme dhe nderim të madh me kryengritjen e tyre paqësore dje i zbardhën faqen Shqipërisë. Shënuan një kapitull të ri në luftën kundër narko-regjimit të Edi Ramës.
Pas 20 shkurtit të 1991, 10 shkurti i 2026 do të shënohet në analet e përpjekjeve të Shqiptarëve për dinjitet kombëtar dhe liri, si ngjarja më e rëndësishme dhe faqja më e ndritur e kryengritjes paqësore të shqiptarëve për çlirimin nga diktatura autoritare e organizatës kriminale të kryesuar nga Rama.
Rama është një kufomë e pa kallur politike dhe regjimi i tij kundërmon në Shqipëri dhe Europë e duhet hedhur sa më parë.
