Kryeministri dhe njëherazi kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka vendosur të bëjë ndryshime në drejtimin politik të qarqeve, duke larguar disa prej emrave të njohur të kësaj force politike.
Sipas burimeve nga mbledhja e Asamblesë së PS, e zhvilluar këtë të shtunë në Durrës, nga detyra e drejtuesit politik në Kukës është larguar Eduart Shalsi, ndërsa në Shkodër është zëvendësuar Benet Beci me Enea Karakaçin, ministri i ri i Infrastrukturës dhe Energjetikës.
Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci akuzohet nga SPAK për një tender 700 mijë euro, ndërsa dosja në ngarkim të tij dhe 6 punonjësve të KESH ka kaluar për gjykim në GJKKO. Pjesë e kësaj dosje është edhe bashkëshortja e Evis Berberit, Adela Ruko.
Po ashtu, ndryshim është bërë edhe në Durrës, ku nga posti i drejtueses politike është larguar Emirjana Sako, kryebashkiakja e qytetit bregdetar.
Asambleja e Partisë Socialiste kishte në fokus organizimin e brendshëm dhe ristrukturimin e drejtimit politik në nivel vendor.
DREJTUESIT NË QARQE
Tiranë – Taulant Balla
Bashkia Tiranë – Ogerta Manastirliu
Durrës-Blendi Klosi
Shkodër- Enea Karakaçi
Lezhë- ermal Nufi
Kukës- erion malaj
Dibër- ulsi manja
Elbasan- Arbian Mazniku
Fier- Belinda Balluku
Korçë- Niko Peleshi
Gjirokastër- Mirela Kumbaro
Berat- Ervin Demo
Vlorë- Bledi Çuçi
