TIRANË – Kryeministri Edi Rama e cileson librin e Fred Abrahams , “Shqipëria e Re” – Nga diktatura, prezantuar një dite më parë në ambjentet e kryeministrisë , si një pasqyrë që vjen për herë të parë si reflektim profesional e i paanshëm i tranzicionit shqiptar.

Kryeministri Edi Rama në nje status të tij ne Facebook, mengjesin e së shtunës shprehet “Mbrëmë në mjediset e COD Kryeministri, u zhvillua një diskutim dinamik mbi historinë e Shqipërisë 25 vitet e fundit mbi bazën e librit shumë të veçantë të Fred Abrahams “Shqipëria e Re – Nga diktatura në demokraci në Europë”.

“Libri i Abrahams, gazetar amerikan dhe dëshmitar okular i periudhës së ndryshimeve në Shqipëri, është shkruar në 25 vjet me radhë mbi përjetime, dokumenta arkivore në SHBA e në Shqipëri, intervista të panumërta e analiza, duke krijuar një pasqyrë që vjen për herë të parë si një reflektim profesional e i paanshëm i tranzicionit shqiptar”, shprehet Rama duke sjelle në postimin e tij një set fotosh nga aktiviteti.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb