Deputeti i PD, Edi Paloka, e ka cilësuar lojë dyfishe të Ramës dhe Kushtetueses, shtyrjen e vendimit për pezullimin nga funksionet publike të Belinda Ballukut.

Gjatë intervistës në emisionin “Kjo Javë’, Paloka tha se Rama po mbron Ballukun si asnjë tjetër dhe kjo lidhet me faktin që ai është pjesë e aferave për të cilat akuzohet zv/kryeministrja Belinda Balluku.

“Fakti që Rama e fut këtë dhe kërkon që të prononcohet gjykata Kushtetuese dhe atë ta përdorë si justifikim nesër për qëndrimin e tij në Këshillin e Mandateve, tregon se ai e di vendimin në GJK, por ndërkohë GJK është midis zjarreve, nga një krah Rama dhe nga ndërkombëtarët”, tha Paloka.

Nisida Tufa: Pse nuk ka akoma një vendim të GJK?

Edi Paloka: Sepse janë të lidhur fijet, ka lojë dyfishe, sot doli ky ministri i drejtësisë që kishte thënë hapur se kemi një qëndrim dhe presim vendimin e GJK.

Çështja që diskutohet në GJK s’ka asnjë lidhje me kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut edhe nga ana juridike. Fakti që Rama e fut këtë dhe kërkon që të prononcohet gjykata Kushtetuese dhe atë ta përdorë si justifikim nesër për qëndrimin e tij në Këshillin e Mandateve, tregon se ai e di vendimin në GJK, por ndërkohë GJK është midis zjarreve, nga një krah Rama dhe nga ndërkombëtarët.

Pra ja lënë topin njëri-tjetrit.

Nisida Tufa: Si e shihni fundin e kësaj, sepse ka dhe një afat për SPAK?

Edi Paloka: Rama politikisht i vuri vizën propagandës që ne e kemi bërë drejtësinë e re. nga kjo demagogji, me këtë akt ra poshtë. Ai i doli hapur Belinda Ballukut kundër të gjithë institucioneve të drejtësisë, pra SPAK, GJKKO.

I ka dalë në mbrojtje Ballukut duke mbrojtur dhe veten, mendoni dhe ju kështu?

Është vetëm kjo. Harroje që Rama të mbrojë dikë kur nuk ka interesin e vet. Nuk ka ndodhur kurrë në jetën e tij.

Nisida Tufa: Nëse do e lëshonte Ballukun, çfarë do ndodhte?

Edi Paloka: E para janë çështje direkte që Rama është në mes, psh tek tuneli i Llogarasë ka qenë Rama në Turqi pas asaj që ka ndodhur. Belinda ka qenë shoqëruesja e parë e missit, missi ka qenë Rama. Ka bërë gjithë allishverishet, dhe ajo është pasojë direkte e Ramës. Pra që në këtë moment, ikja e Belindës tërheq Ramën.

Por Belinda paska dhe gjëra të tjera në dorë se Rama këtë lojën se unë stë lëshoj por skam ci bëj këtij apo asaj e ka bërë me të gjithë që nga Saimir Tahiri. Ai ka hequr të gjitha maskat dhe kjo tregon se sa me rëndësi është kjo për Ramën.

Në situatë më të rëndë se sot, Rama s’ka qenë kurrë. Nëse e lëshon Belindën, e merr me vete. Nëse nuk e lëshon i bie e gjithë ngrehina e deritanishme dhe as ata pak që e mbrojnë në Evropë dhe ata nuk do munden ta mbrojnë.

Ka një lëvizje të ekuilibrit, ka shtuar revoltën në popull.

 

 

 

 

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb