Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se dyshja kryeministri Edi Rama dhe ministrja e pezulluar Belinda Balluku, janë dyshja më monstruoze e grabitjeve në historinë e Shqipërisë.

Në fjalën e tij në ceremoninë për nder të Azem Hajdarit dhe Lëvizjes së dhjetorit, u shpreh se kreu i qeverisë Rama bëri çdo përpjekje për një Shqipëri pa opozitë, për të varrosur idealet e dhjetorit.

Sali Berisha: Rama instaloi regjimin me kleptokratik që kanë njohur shqiptarët. Kurrë ky komb nuk ka pasur një dyshe të tillë si Rama dhe Lubi Balluku që e kanë vjedhur as 1-100 që kanë vjedhur këta mostra të grabitjes së pasurive kombëtare. A është sot i pari kryeministër në historinë e Euuropës që mbron vjedhjet e tij dhe ministrave.

Në 10 vjet të sundimit të tij plaçkitës, me politikat e tij përzuri mbi 700 mijë të reja e të rinj nga vendi. Me ndihmën e Soros, bëri gjithçka për një Shqipëri pa opozitë, për të varrosur idealet e dhjetorit.

Shpresa e vetme për të përmbysur narkoregjimin është rinia shqiptare, gjenerata Z, ajo që ka bërë historinë në Europë, gjeneratë që përmbysi diktaturën në Bangladesh.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb