Deputeti i PD-së Flamur Noka ka folur ditën e sotme gjatë prezantimit të kandidatit të koalicionit Bashkë Fitojmë për zgjedhjet e 14 majit, teksa ka deklaruar se qeveria ka tentuar të shfarosë opozitën duke marrë peng ish-kryetarin Lulzim Bashën dhe kryetarin aktual të komanduar, Enkelejd Alibeajn.

Nga Kamza ku ishte i pranishëm në aktivitetin për prezantimin e kandidatit për kryetar bashkie, deputeti demokrat tha se Rama i mban pengje Alibeajn dhe Bashën.

Noka i është kthyer ashpër edhe kryebashkiakut të Kamzës, Rakip Sulit duke u shprehur se ai nuk ka marrë mbështetje as 6% të qytetarëve të këtij qyteti.

“Ky takim sot tregon se po afron dita kur të gjithë së bashku ta nxjerrim Kamzën nga bataku ku e ka futur Rilindja, ta nxjerrim nga rreziku ku e ka futur regjimi më i rrezikshëm dhe gjakpirës. Ne jemi këtu për t’i dhënë çdo qytetari të Kamzës, çdo të riu se këtu do të ndërtojmë të ardhmen. Sot ne në këtë takim jemi për të thënë se qyteti që Sali Berisha dhe qeverisja e PD-së ngriti, ndërtoi dhe zhvilloi, sot po lëngon sepse ka një regjim që ka bërë gjithçka kundër tij. Ka një regjim që për 10 vjet shfryn duf kundër banorëve të tij, sepse kurrë ata nuk e pranuan të keqen.

Pjesëmarrja sot tregon se shqiptarët janë të vendosur bashkë për të fituar dhe për të ndryshuar këtë vend. Kamza është shumë afër Tiranës, gati janë një qytet. Por të rinjve të Kamzës, banorëve nuk u mjafton as Kamza dhe Tirana, pasi ato nën qeverisjen e Edi Ramës dhe Kipes, nuk u japin shpresë dhe garanci.

Nuk ka ndodhur kurrë më parë që një qeveri që i ka të gjitha, që ka pushtetin ekzekutiv, legjislativ, që ka të gjithë pushtetin lokal të ketë dështuar në krijimin e të mirave dhe mirëqënies për një popull. Është vetëm kjo qeveri, kjo është babëzi. Është hajdutëri. S’ka ndodhur asnjëherë që të ketë pasur një pushtet të zhytur në kaq afera sa qeveria e Edi Ramës. Sikur të mos mjaftonte pushteti, Rama nuk ndalet, ai po bën gjithçka për të asgjësuar opozitën e vendit, PD-në me bravë dhe Alibashën.

Bravën e ke peng të 700 mijë dollarëve për lobing. Ti mund të mbash peng Alibashën sepse e ke peng të vëllait të tij të dënuar për krime. E mban peng se i ke marrë peng të shoqen në Gjykatë Kushtetuese. E ke marrë peng me paratë e pista të Kapllan-pallatit. Jemi këtu në emër të demokratëve se pengmarrja jote ka marrë fund me këtë mafiozin e vogël këtu, me kryebariun. Situata kërkon guxim dhe banorët kanë treguar se e kanë këtë guxim. S’mund të pranojnë nëpërkëmbje. Është dhimbje të shohësh Kamzën të shpopullohet. Kanë humbur besimin tek shteti, bashkitë drejtohen nga individë të tillë si ky Rakipi që është i denjë vetëm për akademinë e barinjve.

U emërua kryetar Bashkie dhe kurrë nuk u zgjodh. Mendon se me 6% që mori, do u imponohet. PD dhe opozita, sot nuk mund ta lënë më Kamzën dhe gjithë bashkitë e Shqipërisë në duart e këtyre gjakpirësve. Koalicioni “Bashkë Fitojmë” s’mund të pranojnë Rakip Sulin dhe Ramën që t’i nëpërëkëmbin. Edi Rama tentoi të vendosë Kamzën në bishtin e qeverisjes së tij. Kamza do e vendosë Rakipin në bishtin e koshit të mbeturinave të qeverisë tënde. Kamza ka zgjedhur Arjan Hoxhën, njeriun që punoi me përkushtim”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: