Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në ambientet e Presidencës ku pritet t’i dorëzojë Presidentit Bajram Begaj emrat e ministrave të rinj të qeverisë.
Pritet që Begaj të dekretojë emrat e ministrave të rinj për t’i hapur rrugë formimit të qeverisë së re dhe nisjes së punës nga kabineti.
Sakaq, ditën e sotme në orën 17:00 pritet që në Kuvend të kryhet betimi i 140 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.
Seanca e parë e Kuvendit të Shqipërisë nisi ditën e sotme në orën 10:00, ndërsa të pranishëm në sallë ishin edhe përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar në vend. Në sallë nuk munguan as tensionet, tregues ky se klima politike në Kuvend nuk do të jetë fort e paqtë.
(BalkanWeb)
