Kryeministri Edi Rama ka mbërritur tashmë në Aeroportin “Nënë Tereza” dhe pritet që të japë mesazhin e rëndësishëm për shqiptarët, por jo nga konferenca me gazetarët.
Rama vetë e ka paralajmëruar se do japë mesazh me rëndësi, pas kthimit nga SHBA-të, ku mbajti dhe fjalën e tij në OKB.
Pritet që Rama të komentojë arrestimin e ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, përmes një videomesazhi në rrjetet sociale.
Megjithatë, nuk ka njoftim zyrtar se për çfarë pritet të flasë saktësisht kreu i qeverisë.
