Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Vlorë mbrëmjen e sotme.
Sipas burimeve, Rama do të akomodohet në vilën qeveritare.
Mësohet se kryeministri pritet të zhvillojë një takim privat me Ivanka Trump, si dhe me arkitektët që kanë shoqëruar gjatë ditës së sotme vajzën e presidentit amerikan Donald Trump.
Në fokus të takimeve do të jenë investimet e mundshme strategjike në zonën e Vlorës, të lidhura me interesat e familjes Trump dhe të dhëndrit të presidentit, Jared Kushner.
Takimet pritet të zhvillohen larg vëmendjes së mediave, ndërsa masat e sigurisë në qytet janë shtuar ndjeshëm.
