Në Pallatin e Brigadave, pasditen e së premtes, kryeministri Edi Rama ka nisur takimin me ministrat e kabinetit qeveritar dhe Kryesinë e PS, për të diskutuar mbi zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Gazetari Ergys Gjençaj raportoi të rejat më të fundit për News24 dhe BalkanWeb.

Mësohet se në fokus të diskutimeve është programi politik me të cilin PS do të prezantohet në fushatën elektorale të 11 majit. Në analizë pritet të merret edhe vota e diasporës se ku qëndron PS në këtë raport.

246 mijë shqiptarë me banim jashtë vendit do të kenë të drejtën e votës në 11 maj.

Ndërkohë, javën e ardhshme PS do të mbledhë Kryesinë për të miratuar listën e kandidatëve për deputetë.

Forcat politike kanë afat deri në datën 12 mars për të dorëzuar listën e kandidatëve në KQZ.

BalkanWeb mëson se mbledhja e kabinetit qeveritar dhe kryesisë së grupit të PS, do të vijojë edhe ditën e shtunë, 8 mars.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb