TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të urojë gratë shqiptare me rastin e 8 Marsit, ditës së gruas, përmes një fotografie.
Kreu i qeverisë, publikoi një foto me të gjitha gratë e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku bie në sy trëndafili i kuq që mbajnë dorë.
Rama e cilësoi atë si foton e ditës.
Dita Ndërkombëtare e Gruas festohet më 8 mars çdo vit. Ajo përkujton lëvizjen për të drejtat e grave.
(BalkanWeb)
