Mesazhe të forta e thirrje për bashkim janë bërë në sheshin para Kryeministrisë, ku u mbajt edhe protesta e 55 kundër kryeministrit Edi Rama.
Gjatë fjalës së tij një protestues bëri thirrje që qytetarët të qëndrojnë të bashkuar dhe se vetëm në këtë mënyra bëhen tmerri i sistemit më të korruptuar.
“Qëndresa jonë 55 ditë po tregon se kur jemi bashkë çdo gjë është e mundur. Kur jemi bashkë jemi tmerri i sistemit më të korruptuar. Të gjithë bashkë, po vjen dita që kemi pritur, për 35 vite. Sot fjalimi i tij të vetmin që ekzaltoi ishte Taulant Balla dhe Zegjineja. Mos harroni sa më shumë të jemi do të arrijmë qëllimet tona për një Shqipëri të re, për një Kushtetutë të re…Mos harroni të merrni këto mbeturina këtu e të marshojmë paqësisht sepse mbeturinat e tjera i kemi në Parlament”, tha ai.
