Kryetari i PD-së. Sali Berisha akuzoi PS se do të tentojë që të shtyjë seancën e Kuvendit për çështjen e imunitetit të Ballukut, pas vitit të ri. Në një dalje për mediat, Berisha tha se PD nuk do ta lejojë.
Ai tha se Rama është mes dy zjarreve, të lëshojë gruan e tij, Linda Ramën në Spak apo Ballukun.
“Kërkojnë që ta çojnë pas vitit të ri seancën. Ta spostojnë dhe mos të mbledhin Kuvendin. Deputetët e PD do të kërkojnë mbledhjen sipas Kushtetutës, të mblidhet urgjentisht parlamenti. Është taksative. Ndaj i them Ramës, mos u fshi pas fustanit të Lubi Ballukut! Dil hajdut siç je, turpi i Shqipërisë, i njeriut dhe i njerëzit. Çfarë manovrash bëhen kështu? Prisni, kapitulli tjetër është më shumë. Tani ai është mes dy zgjedhjeve, do të dorëzojë Belindën, apo Lindën! E garantoj se drejtësisë nuk do t’i shpëtojë njeri. Për ta mbyllur me disa pyetje; çfarë qëndrimi ke mbajtur ndaj dy pengmarrjeve nga bashkëpunëtori yt më i ngushtë, Ergus Agasi? A ke dijeni ti që bashkëshortja juaj sipas depozitimeve në SPAK, ka bërë ndërhyrje direkte në përcaktimin fituesve në tendera, kunatin e vetë, në kopshtin tënd privat. A ke dijeni ti se nga një biznesmen mediokër, me angazhimin direkt të familjes tuaj, Frangu u shpall në fituesin kryesor të tenderave.”, tha ai.
