SHKODËR – Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë private ne qytetin e Shkodrës.
Gazetari Senad Nikshiqi raporton për Balkanweb se nën shoqërimin e kryetarit të bashkisë Shkodër Benet Beci, kreu i qeverisë bëri një ecje në pedonale deri tek kinema Millenium, e cila është në rikonstruksion e sipër, ndërsa e vizitoi nga afër.
![Rama Beci2](https://www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2024/02/Rama-Beci2-600x345.jpg)
![Rama Beci3](https://www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2024/02/Rama-Beci3-600x344.jpg)
Kryeministri po merr pjesë edhe ne kremtimet e karnavaleve përpara bashkisë ndërsa ndodhet nën praninë e bashkëshortes dhe djalit të tij.
(BalkanWeb)