Kryeministri Edi Rama ka uruar besintarët e krishterë për festën e Krishtlindjes.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka zgjedhur të ndajë një pamje nga “Çeta e profetëve”.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë imazh të shkëputur nga frontespici i veprës monumentale të Pjetër Bogdanit, “Çeta e Profetëve”,
ju uroj Gëzuar Krishtlindjen!”, shkruan Rama.
