TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një konferencë me ministrin e jashtëm gjerman në kuadër të vizitës së tij në Tiranë. Rama falenderoi ministrin dhe tha se Gjermania i ka kushtuar një vëmendje të veçantë anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

“Respekt dhe mirënjohje për vëmendjen e Gjermanisë. Ne i japim rëndësi marrëdhënies me Gjermaninë dhe e konsiderojmë me një rëndësi historike angazhimin e qeverisë gjermane për të iniciuar atë që tani njihet si procesi i Berlinit. Ne jemi shumë mirënjohës kancelares për rolin e rëndësishëm në funksion të mbështetjes të një prej reformave më të mëdha siç është ajo e reformës në drejtësi. Më vjen mirë të theksoj se ne kemi qenë dhe mbetemi te vendosur në ruajtjen e një linje koherente në politiken e jashtme. Falënderoj ministrin gjerman për vizitën dhe që ka zgjedhur që mes Maqedonisë dhe Greqisë, drekën ta kalojë në Shqipëri ”- tha Rama.

Në deklaratën e tij, ministri i jashtem gjerman ishte i qarte sa i takon perspektives europiane te Shqiperisë.

“Në qershor 2019 BE vendosi  mudësinë të nisë bisedimet me Shqipërinë, por per këtë duhen edhe reformat. Ka kundërshti apo rezistence në këto procese qe duhet te kapërcehen që të vijoje perspektiva europaine. Shqipëria ka mbështetjen e Gjermanisë. Perspektiva europiane nuk është vetëm fjalë, nesë do të vijoni rrugën përmbushni kushtet. Rruga drejt BE do të vijojë dhe për këtë keni mbështetjen tonë të plotë.”

“ Gjithkush në rajon edhe në Berlin, e di se sa e rëndsishme është kjo për perspektivën europiane. Është me rëndësi të vijoni në rrugën e nisur. Jeni partner i rëndësishëm për ne. Në qershor 2019, BE vendosi  mudësinë të nisë bisedimet por per këtë duhet edhe reformat. Ka kundërshti apo rezistencë në këto procese që duhet të kapërcehen që të vijojë perspektiva europiane” theksoi ndër të tjera shefi i diplomacisë gjermane.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: