Në emisionin ‘Open’ në News24 ministrja Elisa Spiropali foli për figurën e presidentit të ri të zgjedhur, Bajram Begaj.

Spiropali u shpreh se Begaj është figura që i duhej institucioni të Presidencës dhe se nuk se zgjedhja e tij nuk e ka zbutur aspak peshën politike të këtij institucioni.

Ndryshe është shprehur Mentor Kikia, duke theksuar se i druhet faktit nëse presidenti i ri do të ketë kurajën të kthejë ndonjë ligj.

 


Pjesë nga biseda:

Kikia: Dyshoj nëse kishte proces. Në mënyrë absurde mosarritja e një konsensusi përgjegjësia i vendoset opozitës, nërsa opizitën e zgjodhi PS, me përjashtim të Berishës. Thuhet se nuk pati konsensus se ata nuk propozuan, po mazhorance? Po ju kë propozuat, kë sollët? U zhvilluan tre raunde dhe jam kurioz të di për çfarë u negociua në ato zyra të mbyllura, mes PS dhe asaj copëze të drejtuar nga Alibeaj.

Hila: Problemet e juaja mos ia ngarkoni një tjetri. Ju jeni kashtë e k*qe. Ju nuk dini ku ta lidhni gomarin. Keni frikë të bëni politikë sepse ju qëndron gogoli përpara.

Lubonja: Në bisedën e fundit që kemi bërë për Presidentin, thuajse të gjithë kanë qenë në një mendje se do zgjidhej nga Rama, dhe unë jam shprehur se do të zgjidhej një njeri që do t’i ishte mirënjohës Edi Ramës. Mendoj që vetë procesi ka shumë probleme, me ato zarfet q nuk merreshin vesh. Duhet të kishte një proces transparent edhe brenda mazhorancës që unë nuk e shoh edhe pse Spiropali thotë se ka pasur debate.

Hila: Ne e njohim Ramën, nuk është prej atyre që donte t’ja lëshonte opozitës, por mendoj që ky nuk është më i keqi. kemi parë zotin Ilir Meta të kapur nga Meta. I vetmi që arriti të shkëputej nga zgjedhësit e vet ishte Alfred Moisiu. Po ta kishte vullnetin Edi Rama a mund të bëhej më mirë? Po mund të bëhej.

Lubonja: Kur zgjidhet një figurë e njohur jep një garanci në bazë të disa qëndrimeve që ka mbajtur. Personi në fjalë për mua ishte krejtësisht i panjohur. Gjuha e trupave që pashë fliste për një sulltan… Është njeriu i gjithëpushtetshëm përballë një njeriu që i ka dhënë një detyrë.

Kikia: Nga PS është thënë që nuk do jetë njëri nga ne, por kjo nuk është garanci që do jetë një President i mirë. Meqë nuk do jetë nga PS është president i mirë, nuk është garanci. Presidenti është kryetar i shtetit dhe për këtë arsye duhet të ishte një njeri që edhe  e ka bërë shkollën e politikës. Një njeri i mirë nuk është detyrimisht zyrtar i mirë.


Hila: U bë kjo punë si me gomarin, po mi dhe uj të ftohtë e ftohe, po mi dhe ujë të nxehtë ma përvëlove…

Kikia: Rama mund të jetë i kënaqur më një president që e ka marrë borxh nga Ushtria.

Spiropali: Ka emra që rrezatojnë dhe për këtë nuk kemi dyshime. Ne nuk kemi zbutur peshën politike të Presidentit. Gjykojmë që presidenti Moisiu ka qenë një nga më të mirët…

Kikia: Druaj seriozisht nëse ky do të ketë kurajë të kthejë një ligj.!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb