Gazetarja Klodiana Lala u shpreh se SPAK ka treguar përpjekje serioze për të goditur sistemin e korruptuar.

Gjatë intervistës në emisionin “Studio24” në News24, gazetarja Lala tha se dy dosjet që kanë prekur Kryeministrin janë dosja AKSHI dhe çështja e Belinda Ballukut. Gjithashtu ajo u shpreh se rasti i Ballukut ishte një përpjekje serioze për të çmontuar sistemin e korruptuar.

“Patjetër zoti Rama brenda SPAK mund ti ketë shtrirë tentakulat, por ka aty prokurorisë të caktuar dhe gjyqtarë të caktuar që zoti Rama nuk i ka kapur asnjëherë sipas meje. Duhet thënë që AKSHI, tregoi që kemi një shtet të kriminalizuar, Fakti që ke kopshtin e kryeministrit sic është AKSHI që tenderët paracaktohen, policia përdoret për të rrëmbyer biznesmenë dhe për ti detyruar të tërhiqen. Që njeriu Ergys Agasi dyshohet se urdhëronte këto krime. Pra SPAK ka treguar se ka bërë përpjekje për të prekur sistemin. Dhe Rasti i dytë që është përpjekje serioze për të çmontuar sistemin e korruptuar ka qenë rasti i zonjës Balluku. A jam unë e qëndrimit që SPAK ka bërë një gabim, po. Në rastin e zonjës Ballukun do të duhet të shkonte drejtpërdrejt me një kërkesë në Kuvend”, tha mes të tjerash ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: