“Edi Rama na ke vjedhur, zhvatur, ke bërë krime. Ka ardhur ora, dalëngadalë, do të rrethojnë këtë Kryeministri. Ti si miu nuk do të futesh dot më”, u shpreh një prej protestuesve gjatë protestës antiqeveritare të ditës së 97-të.
Ai bëri thirrje për përshkallëzimin e protestës, duke theksuar se kjo duhet të bëhet në mënyrë paqësore.
“Të gjithëve u bëj thirrje që kjo protestë të përshkallëzohet. Të rrethojmë në mënyrë paqësore Parlamentin, Kryeministrinë dhe jam i bindur që Evropa do të veprojë. Shqipëria po bën revolucion, ka ardhur momenti historik”, deklaroi më tej protestuesi.
