Kryeministri i vendit Edi Rama ka dhënë një lajm të rëndësishëm për vendin tonë. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Rama ka njoftuar se Shqipëria është zyrtarisht anëtare e Qendrës Europiane të Ekselencës Kundër Kërcënimeve Hibdride në Helsinki.
Rama thekson se anëtarësimi kompleton pjesëmarrjen e të gjitha vendeve të BE-së dhe të NATO-s në këtë organizatë, për të mundësuar një qasje të unifikuar mes aleatëve, kundër kërcënimeve hibride.
“Shqipëria është zyrtarisht anëtare e Qendrës Europiane të Ekselencës kundër Kërcënimeve Hibride në Helsinki
Anëtarësimi kompleton pjesëmarrjen e të gjitha vendeve të BE dhe NATO në këtë organizatë, për të mundësuar kështu një qasje të unifikuar mes aleatësh kundër kërcënimeve hibride, Dizinformimit dhe Manipulimit të Informacionit nga Shtetet e Huaja“, shkruan Rama.
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "
Balkanweb" mjafton të klikoni:
Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb