Kryeministri Edi Rama ishte ditën e djeshme në Abu Dhabim ku do të mori pjesë në Samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Në një postim në rrjetet sociale Rama ka ndarë pamje nga vizita në Pallatin Presidencial të Abu Dhabit.

Në pamje shihet edhe momenti kur Rama merr nga Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan Urdhrin e Zayed, dekorata më e lartë civile e vendit

Dekorata i është dhënë Ramës në vlerësim të përpjekjeve të tij për forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

“MIRËMËNGJES dhe me videokartolinën e një momenti të paharrueshëm në Pallatin Presidencial të Abu Dhabit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb