Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndodhet aktualisht në një vizitë në Azerbajxhan.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat vendase, të cilat kanë theksuar faktin se mbërritja e kreut të qeverisë shqiptare ka nxitur interes në rrjetet sociale pasi ka udhëtuar në një aeroplan të drejtuar nga kompania shtetërore azerbajxhanase e naftës dhe gazit, Socar.

Rama ndodhet në Baku si i ftuar nderi i Presidentit Ilham Alijev, për të adresuar Samitin e 10-të të Korridorit Jugor të Gazit, si edhe për të diskutuar për ecurinë e projekteve të përbashkëta në fushën e energjisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: