Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar në lidhje me postimin e kryeministrit Edi Rama mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shpalljen anti-kushtetuese të vendimit të GJKKO për pezullimin nga detyra të Belinda Balluku.

Në një konferencë për shtyp nga selia blu, Berisha u shpreh se me postimin për mos emergjencë në trajtimin e çështjes së imunitetit dhe mundësinë e ndryshimeve në legjislacion, Rama tregon se do ta mbrojë Ballukun deri në pikën e fundit.

“Sot Rama kërcënoi prokurorinë he gjykatën dhe u zotua se do të mbrojë deri në pikën e fundit veten dhe Ballukunb. Ai është thirrur sot në Bruksel, sipas mediave. Ju e shihni, ai shkon në Bruksel me fustnin e Lubi Ballukut.

Në kuptimin që shkon si avokat i turpshëm i saj dhe të gjitha i ka prej saj. Në Bruksel dhe mbarë kryeqytetet është kuptuar se çfarë përfaqëson, çfarë kalbësire përfaqëson Rama. Në agjencinë e dominuar nga familja e tij, AKSHI, jo vetëm që ka përfituar miliona, por ka urdhëruar pengmarrje dhe krime të shëmtuara. Rama po shkon drejt fundit të tij të merituar”, u shpreh Berisha.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb