Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalimit të fitores në Sheshin Skënderbej, dha mesazhe shprese dhe uniteti për të ardhmen e vendit.
Ai theksoi se më e mira për Shqipërinë dhe shqiptarët është ende përpara, duke siguruar qytetarët se Partia Socialiste do të vazhdojë rrugën e zhvillimit me përulësi dhe përgjegjësi. “Të keni besim tek Shqipëria, sepse Shqipëria ka besim tek ne,” u shpreh Rama, ndërsa premtoi se çdo energji e marrë nga qytetarët në këtë fushatë do t’u kthehet atyre në formën e punës dhe përkushtimit për vendin.
Edi Rama: Të keni besim tek Shqipëria, sepse Shqipëria ka besim tek ne. Më e mira për Shqipërinë dhe shqiptarët është përpara. Është aq përpara, sa ne do ta arrijmë. Përulësisht respekt për ju dhe të gjithë ata, që me votën e tyre na dhanë një energji të jashtëzakonshme dhe po e mbyll, duke siguruar të gjithë se asnjë vat nga kjo energji nuk do e lëmë pa e shkrirë pa ua kthyer mbrapsht shqiptarëve e Shqipërisë.
(Balkanweb)
