KAVAJE- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar pasditen e sotme kandidatin e Aleancës për Shqipërinë Europiane për Bashkinë e këtij qyteti, Elvis Roshi. Ndërsa ka folur nga sheshi i këtij qyteti, Rama tha se ashtu siç ndryshoi kjo pjesë e Kavajës do të ndryshojë edhe pjesa tjetër. Rama i është drejtuar PD, duke u shprehur se kjo parti ka nxjerrë përballë Elvis Roshit “një kandidat që di vetëm të ndryshojë partitë”.
“Si ky shesh do të ndryshojë e gjithë Kavaja. E lanë Kavajën pa punë pa punë, mbytur me gënjeshtra, mbytur me mashtrim. Në 20 vite e lanë Kavajën në dëshpërim. Si ka mundësi që PD nuk ka nxjerrë asnjë mësim, dhe hedh grepat për të peshkuar grepat në Kavajë, duke sjellë përballë Elvis Roshit që di të ndryshojë qytetin, një kandidat që di të ndryshojë vetëm partitë”, tha Rama.
ROSHI: KAVAJA KA TAKSAT MË TË ULËTA NË MBARË VENDIN
“Sfida ime në 4 vite do të jetë më e madhe se 18 muajt e deritanishëm. Kemi projekt për ujin e pijshëm 24 orë. DO ndërtojmë bulevardin e madh të qytetit. Do të afrojmë Kavajën me kryeqytetin me ndërtimin e rrugës Kavajë-Pezë-Tiranë”, tha Roshi.
(el.sp/BalkanWeb)
