Në Shkup mbahet samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor, ku e pranishme është edhe Komisionerja për Zgjerim e BE, Marta Kos dhe Liderëve të Ballkanit perëndimor.
Në foton familjare, shihet se kryeministri Edi Rama ndodhet pranë komisioneres Kos dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.
Diskutimet në samit do të përqendrohen te reformat kyçe për të “zhbllokuar” ndarjen e fondeve nga Plani i Rritjes.
Nga Plani i Rritjes, të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, përveç Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës, kanë marrë fondet e para të parafinancimi.
Vendet e Ballkanit Perëndimor ndodhen në faza të ndryshme të procesit të anëtarësimit në BE, ndërsa Plani i Rritjes synon të përshpejtojë reformat dhe t’i përgatisë ato për anëtarësim.
(BalkanWeb)
